|
Title: Robert Gates ne Maqedoni View count: 64 Rating: 0 (0 ratings) Description: Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts u kërkoi aleatëve të tij Evropiano-Lindorë që të dërgojnë më shumë trupa në Afganistan. Zoti Gates tha sot në një takim të Ministrave të Mbrojtjes të Evropës Juglindore në Ohër të Maqedpnisë se ata kanë një rol të rëndësishëm për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në gjithë botën. Të gjithë vendet që merrnin pjesë në takim, përveç Bosnje Hercegovinës kanë trupa në Irak. Por zoti Gates u tha ministrave se gjendja në Irak është përmirësuar dhe Shtetet e Bashkuara duan tani të rrisin praninë ndërkombëtare në Afganistan. Duke folur për integrimin në aleancë, zoti Gejts tha se ka vetëm një rrugë të vetme drejt Natos dhe ajo është pajtimi i njëzëshëm i të gjitha vendeve anëtare të Aleancës. Korrespondenti ynë Isak Ramadani njofton nga Ohri Tags: amerikes, ditari, gates, gejts, isak, maqedoni, oher, ohri, ohrid, oketa, ramadani, robert, shqiptaret, zeri, Author: zeriamerikes |